They raped for 15 consecutive months, the journalist recounts the horror
E përdhunuan për 15 muaj rresht, gazetarja rrëfen tmerrin

Një gazetare që u rrëmbye, torturua dhe u përdhunua për 15 muaj në Somali, ka treguar për herë të parë në një intervistë momentet e tmerrit. Amanda Lindhout, nga Alberta, Kanada, ishte vetëm 26 vjeç kur udhëtoi në kryeqytetin lindor të Afrikës Mogadishu në vitin 2008 me të dashurin e saj, 36-vjeçarin Nigel Brennan dhe u rrëmbye ditën e tretë të udhëtimit të tyre. Sulmuesit të armatosur me kallashë, kërkuan 1.1 milion dollar nga familjet e tyre ose kërcënuan se do t'i prenë kokat.

Tani, 9 vjet pas dhe 2 muaj pasi rrëmbyesi u burgos, Amanda foli në një intervistë për tmerrin duke u shprehur se fakti që ajo dhe i dashuri nuk kishin të paguanin 1.1 milion dollar bëri që të mbaheshin në robëri. Gjatë kësaj kohe, ata u rrahën, u lanë pa ngrënë dhe Amanda u përdhunua në mënyrë të përsëritur.
"Abuzimi seksual ishte kaq shkatërrues dhe kaq e frikshme. Koha kalonte, kushtet bëheshin më keq", u shpreh Amanda. Gazetarja tregoi edhe momentin sesi ndodhi rrëmbimi. "Ishim në autostradë dhe pamë një makinë. Kishte rreth një duzinë njerëzish të armatosur që ishin fshehur pas asaj makine të parkuar", tregoi Amanda. Gazetarja tregoi se një ditë rrëmbyesit e kërcënuan se do t'i prinin kokën.
"Më çuan nga makina nën një pemë dhe më tërhoqën kokën. Më vendosën thikën në fyt", tregoi gazetarja. Pas 13 muajve në robëri, Amanda zbuloi se kishte planifikuar të përdorte një brisk për t'i dhënë fund jetës së saj, por e ndryshoi mendjen në sajë të një zogu që pa. "Ai zog ishte një lajmëtar", tha ajo. Pas 460 ditëve të mbajtjes peng, çifti u lirua pasi familjet e tyre arritën të gjejnë shumën e parave.
Më 18 qershor, Ali Omar Ader, u dënua me 15 vjet burgim në Kanada. Një gjyqtar vendosi që nacionalisti 40-vjeçar somalez ishte 'pjesëmarrës' në marrjen e pengjeve.

