20 Gusht 2018, 21:21

They sold drugs in schools, father and daughter were arrested

Shisnin drogë nëpër shkolla, arrestohen babë e bijë

XING

Shisnin drogë nëpër shkolla, arrestohen babë e bijë

Babë e bijë janë arrestuar pasi u shpërndanin drogë nxënësve në shkollat e mesme. Policia gjeti rreth 1 kg mariuhanë, 87 pilula "Molly" (ekstazi) dhe 22.000 dollarë në banesën e Daniel Williams, 51 vjeç dhe të bijës Morgan Williams, 17 vjeç. Çështjen po e hetonte një detektiv pasi thuhej se një nxënëse e shkollës u shiste mariuhanë nxënësve të tjerë. Gjatë hetimit u zbulua se edhe i ati i Morganit ishte pjesë e veprimtarisë kriminale. 

Shisnin drogë nëpër shkolla, arrestohen babë e bijë

Morgan Williams është akuzuar për 6 vepra penale: shitjen e marihuanës, posedimin e më shumë se 280 gr marihuanë, shpërndarje marihuane, shpërndarje pilulash, ngatërrim provash dhe posedim objektesh të lidhura me drogën.

Shisnin drogë nëpër shkolla, arrestohen babë e bijë

Ndërsa babai, Daniel Williams u akuzua për vepra kriminale me qëllim shpërndarjen e pilulave dhe përdorimin e komunikimit elektronik për të lehtësuar shkeljen.

Shisnin drogë nëpër shkolla, arrestohen babë e bijë