They take Instagram after seeing Zhegrova, Qqa gets angry with the footballer
I marrin Instagramin pasi shau Zhegrovën, Qeqa acarohet me futbollistin

Pak muaj më parë bëri bujë në media sherri mes moderatores sportive, Qeqa Krelani dhe futbollistit kosovar, Edon Zhegrova. E ftuar në “Xing me Ermalin”, Qeqa tha: “Ishte duke luajtur Kosova me Danimarkën dhe është një futbollist Edon Zhegrova që nuk e kam qejf, më duket i dashuruar me vetveten ai çuni. Kishte dy shanse brenda një shansi, ta pasonte ose ta bënte vetë golin. Teksa po komentoja, mendova se e fika mikrofonin dhe ja dhashë fjalën kolegut. ‘Po gjuaje o idiot’, bërtita duke menduar se e kisha fikur mikrofonin. U dëgjova live dhe doli në transmetim".
Deklaratë kjo që nuk u prit mirë nga ana e futbollistit i cili u kthye moderatores dhe e quajti të ulët për mënyrën se si ka folur. Siç duket telashet për Qeqën u shtuan pas sherrit me futbollistin pasi moderatores i morën Instagramin dhe duket se fajtor janë fansat e Zhegrovës.
Në një nga postimet u tha se nëse Qeqa e donte Instagramin pas duhet që ti kërkonte falje Zhegrovës. Mirëpo, Qëndresa mundi të merrte pas profilin e saj dhe në një postim ajo i është kthyer keq Zhegrovës.
“Lojtar ka shumë. Futbollista ka pak. Juve lojtarëve reklamues të Instagramit vetëm mund t’ju them një shprehje që ma ka mësuar babi im i ndjerë futbollist: “Një futbollist që puth më shumë femra se tituj, nuk është futbollist”, ka shkruar ndër të tjera ajo.