5 Gusht 2018, 19:50

They went on vacation in Greece, 17 teenagers heavily poisoned

Shkuan me pushime në Greqi, helmohen rëndë 17 adoleshentë

XING

Shkuan me pushime në Greqi, helmohen rëndë 17 adoleshentë

Shtatëmbëdhjetë adoleshentë kanë përfunduar në spital teksa ndodheshin me pushime në Greqi. Grupi i të rinjve britanik, të moshave 17-18 vjeç shkuan në qytetin e Laganasit në Zante për të festuar mbarimin e shkollës së mesme. Në natën e dytë të qëndrimit atje, djemtë u sëmurën dhe u dërguan me urgjencë në spital pas pirjes së pijeve alkoolike të dyshimta që përmbanin metanol.

Shkuan me pushime në Greqi, helmohen rëndë 17 adoleshentë

"Është çnjerëzore. Ne u helmuam. Nuk piva shumë atë natë. U zgjova rreth orës 3 me djersitje dhe temperaturë. Të gjithë ishin të sëmurë. Vjellja jonë ishte e kuqe dhe e zezë. Një nga djemtë ishte në shtrat dhe filloi t'i dridhej trupi pa kontroll. Është gjetur gjurmë e metanolit në pije, është e tmerrshme", tha Cole Brunton, një prej të rinjve.

Shkuan me pushime në Greqi, helmohen rëndë 17 adoleshentë