They were caught, Beatrix Ramosaj and rapper spoke for the first time about the connection
U kapën mat, Beatrix Ramosaj dhe reperi flasin për herë të parë për lidhjen

Ditën e djeshme u përhap lajmi se këngëtarja Beatrix Ramosaj këtë verë kishte nisur një romancë të re me reperin e njohur Escobars, i cili jeton në Londër. U tha se ai kishte ardhur ti kalonte pushimet në Shqipëri për të qenë më pranë Beatrixit dhe në postimet e tij në Instastory ishte parë shpesh këngëtarja, të cilën në njërën prej videove ai e thërriste 'zemër'.
Pas përhapjes së lajmit, Beatrix dhe Escobars kanë folur për herë të parë për lidhjen e tyre. Nëpërmjet postimeve në Instastory, të dy e kanë mohuar këtë marrëdhënie. Në profilin e saj Beatrix ka shkruar:
"Po e ndryshoj statusin tim të marrëdhënies nga 'single' në 'akoma single'.
"Nuk kam qenë kurrë më single se kaq në jetën time, prandaj mjaft me historitë e kota."- ka shkruar Escobars në Instastory.