14 Gusht 2019, 14:58

They were criticized for the term 'Kosovar', Tayna responds

E kritikuan për termin 'Kosovare', reagon Tayna

XING

E kritikuan për termin 'Kosovare', reagon Tayna

Termi "kosovare" i përdorur nga Rita Ora dhe Tayna ka ngjallur debat sot në rrjete sociale. Rita postoi një foto të Taynës e Dafinës dhe shkruante: "Pse janë vajzat kosovare kaq të papara? E dashuroj vendin nga jam dhe më pëlqen të shoh femrat të marrin kontrollin dhe të jenë vetvetja e të fyrmëzojnë".

E kritikuan për termin 'Kosovare', reagon Tayna

"Vajzat kosovare po bëjnë histori", komentonte Tayna. Pas këtij komenti fansa nga Shqipëria nisën t'i shkruajnë Taynës dhe Ritës se nuk duhet të largohen nga përkatësia shqiptare sapo marrin famë.

E kritikuan për termin 'Kosovare', reagon Tayna

"Shqiptare jeni jo kosovare", shkruan një ndjekës. "Kur u bëre kosovare sapo u bëre e famshme?", shkruan një tjetër. 

"Tash po i thoni vetes Kosovan Women a? Keni marrë pasaportat e Shqipërisë  e me to po lëvizni nëpër shtetet e po boni biznes. Ahh interesi bre…", është një tjetër replikë në komentin e Taynës teksa debati mes fansave vazhdon.

E kritikuan për termin 'Kosovare', reagon Tayna

Pas këtyre komenteve, Tayna ka reaguar duke postuar në Instastory një foto ku tregon se audienca e saj më e madhe është nga Shqipëria e përkatësisht nga Tirana.

E kritikuan për termin 'Kosovare', reagon Tayna

Me këtë veprim reperja i mbylli gojën të gjithë kritikuesve e madje edhe atyre që shpreheshin se ajo nuk ka shumë fansa shqiptarë.

E kritikuan për termin 'Kosovare', reagon Tayna

Ndërkohë "Bye Bye" vazhdon të jetë "trending" në disa vende europiane ndër to edhe në Zvicër. 