Thumboi Alban Ramosaj, Islam Islâm publicly repents
Thumboi Alban Ramosajn, Isli Islami pendohet publikisht

XING
Ditën e djeshme, moderatori i njohur i "Wake Up", Isli Islami, thumboi në Instastoryn e tij këngëtarin Alban Ramosaj.
Teksa ndjekësit i sugjeronin që për postimin e tij të njëmijtë të publikonte një foto tërësisht i zhves.hur si Albani, Isli u shpreh:
"Le të bëhemi çik seriozë dhe mundohuni ta ndani seriozitetin nga shakaja. Nuk kam rrëshkitur ende."
Pasi lajmi se Albani ishte thumbuar nga Isli u përhap në rrjet, ky i fundit për të qetësuar situatën publikoi në Instastoryn e tij këngën e Alban Ramosajt, krahas së cilës shkruante:
"Paqe vëllezër dhe merrni frymë thellë. Dashuri për të gjithë."- shoqëruar me një zemër të kuqe.