2 Gusht 2018, 22:33

Tirana / 14-year-old disappears, his mother wants alarmed help

Tiranë/ Zhduket 14-vjeçarja, e ëma kërkon ndihmë e alarmuar

XING

Tiranë/ Zhduket 14-vjeçarja, e ëma kërkon ndihmë e

Një 14-vjeçare është zhdukur nga shtëpia pa lënë asnjë gjurmë dhe pa njoftuar askënd. Ka qenë mamaja e adoleshentes, E.H, 34 vjeç që ka bërë denoncimin në policinë e kryeqytetit. Mamaja e 14-vjeçares ka treguar se është larguar vetëm pak minuta nga shtëpia dhe kur është kthyer nuk e ka gjetur të bijën me iniciale E.H.

Mamaja është interesuar tek të afërmit dhe miqtë e 14-vjeçares, por nuk ka mundur ta gjejë. Policia ka nisur kërkimet për adoleshenten teksa zhdukja e saj e papritur nga banesa e saj mbetet mister.