3 Qershor 2023, 15:50

Tirana continues to be overpopulated, this city is experiencing a population decline

Tirana vijon të mbipopullohet, ja kush qytet po pëson rënie të popullësisë

XING

Tirana vijon të mbipopullohet, ja kush qytet po pëson rënie

Tirana vijon të mbipopullohet. Sipas raportit të fundit të Institutit të Statistikave, Tirana është i vetmi qark i vendit, i cili shënoi rritje të popullsisë në 2022, krahasuar me një vit më parë, ndërsa 11-të qarqet e tjerë shënuan rënie. Kreyqyteti u rrit me 0.6% duke regjistruar në mbi 925 mijë banorë në 1 Janar të ketij viti.

Uljet më të mëdha të popullsisë u shënuan në qarqet: Gjirokastër (- 3,6 %), Berat (- 3,1 %) dhe Dibër (- 2,9 %).  Sipas statsitikave zyrtare  Tirana zë rreth 33,5 % të popullsisë gjithsej, duke vazhduar të jetë një nga qarqet më të populluara të vendit, ndjekur nga Durrësi dhe Fieri me nga 10,5 % dhe 9,8 % përkatësisht.

QARQET MË TË POPULLUARA:

Tirana 33.5% e popullsisë

Durrësi 10.5% e popullsisë

Fieri 9.8% e popullsisë

Sa u përket qarqeve të tjerë, pesë prej tyre zënë respektivisht nga 1,9 % deri 4,1 % të popullsisë gjithsej. Lëvizjet demografike kanë pësuar rritje krahasuar me një vit më parë. Në vitin 2022 numri i imigrantëve ishte 13.963 persona: 51,9 % më shumë, krahasuar me 2021.

Në rang kombëtar, popullsia ka zbritur në 2.761.785 banorë, duke pësuar një rënie me 1,1 %, krahasuar me 1 Janarin 2022.

Burimi: Tv Klan