Tirana / Loss of vehicle running, wife clashes to death 7-year-old and 26-year-old
Tiranë/ Humb drejtimin e mjetit, gruaja përplas për vdekje 7-vjeçaren dhe 26-vjeçarin

XING
Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e ditës së sotme në rrugën e Kamzës, ku një grua ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka goditur nënën me dy fëmijët e saj dhe një person me biçikletë. Siç është raportua një vajzë 7- vjeçare ka humbur jetën menjëherë, kurse vajza tjetër 6-vjeç ndodhet në gjendje të rëndë në spital.
Sipas ‘Balkanweb’ nëna e dy vajzave është e shtruar në spital, ndërsa personi 26-vjeç me biçikletë ka ndërruar jetë më pas. Mësohet se ajo në fillim ka goditur me biçikletën, më pas bordurën dhe në fund nënën me dy vajzat e saj.
Ndërkohë policia është duke punuar për zbardhjen e plotë të ngjarjes, ndërsa shtetasja me iniciale R. K është shoqëruar për në polici.