Tirana / The mother kidnaps the minor son, the husband denounces him to the police
Tiranë/ Nëna rrëmben djalin e mitur, burri e denoncon në polici

XING
Një 38-vjeçar, banues në Tiranë ka denoncuar bashkëshorten e tij në polici pasi ajo prej disa ditësh është larguar nga banesa. Në njoftimin e policisë shkruhet se 35-vjeçarja ka marrë edhe djalin e tyre të mitur. Policia po punon për gjetjen e gruas me iniciale M.S, pas denoncimit të të shoqit me iniciale L.S
Njoftimi i policisë:
Më datë 30. 07. 2018, shtetasi L. S., vjeç 38, banues në Tiranë, kallëzon se më datë 27. 07. 2018, është larguar nga banesa bashkëshortja M. S., vjeçe 35, së bashku me djalin e mitur. Po punohet për gjetjen e saj. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.