Tirana / The owner of the aesthetic center condemned, recruiting girls for erotic services
Tiranë/ Dënohet pronarja e qendrës estetike, rekrutonte vajza për shërbime erotike

Gjykata e qytetit të Tiranës ka dënuar me 4 vite e 8 muaj burg pronaren e një qendre estetike, e cila kishte rekrutuar punojëset për ti dhënë klientëve shërbime erotike bashkë me masazhin që ofrohej.
Qendra e kishte bazën në rrugën Jusuf Vrioni në Tiranë dhe e pandehura ishte 38-vjeçarja Enkeleda I. Ajo u shpall fajtore për “shfrytëzim të prostitucioni” dhe “mbajtje e lokaleve për prostitucion”. Megjithatë, Enkeleda nuk do të shkojë në qeli pasi dënimi u konvertua me 'Shërbim prove' për një afat 5-vjeçar.
Mësohet se sipas pagesave, përveç masazhit klientëve u ofrohej masturbim dhe seks oral. Në dosjen gjyqësore thuhej se Enkeleda u thoshte vajzave të mos e turpëronin, pasi klienti duhet të dilte i kënaqur.
Gjatë hetimit, në telefonin e Enkeledës janë zbuluar edhe mesazhe nga klientë që shkruanin:
"Kemi sot që të vij?”, “Kemi ndonjë gocë të re sot shefe?”