Tirana / The tragic accident, the car slams the child 9 years old
Tiranë/ Aksident tragjik, makina përplas fëmijën 9 vjeç

XING
Një fëmijë 9 vjeç është përplasur pasditen e sotme nga një makinë. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Shkozës në Tiranë rreth orës 17:00. Burime Zyrtare nga Policia e Tiranës kanë bërë me dije për "Panorama" se fëmija është aksidentuar nga një makinë me drejtues shtetasin G.H.
Fëmija është dërguar me urgjencë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Për drejtuesin G. H., po kryhen veprimet e mëtejshme hetimore dhe proceduriale.