Tirana / The train collides with the car, seriously injured 11-year-old child
Tiranë/ Treni përplaset me makinën, plagoset rëndë fëmija 11-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme rreth orës 18:20 tek Ura e Gërdecit, Tiranë. Treni i linjës Tiranë -Durrës ka përplasur një makinë për rrethana ende të paditura. Nga aksidenti është dëmtuar rëndë një 11-vjeçar i cili ndodhej në makinë me babain e tij. Fëmija është dërguar me urgjencë në spital dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Informacion Paraprak
Më datë 18. 08. 2018, rreth orës 18:20, te “Ura e Gërdecit”, treni i linjës “Tiranë – Durrës” është përplasur me mjetin me targa AA 181 PJ me drejtues shtetasin F. S., dhe pasagjer shtetasin A. S., rreth 11 vjeç (djali i F. S.). Si pasojë e përplasjes është dëmtuar fëmija i mitur A. S., 11 vjeç, i cili po dërgohet në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Po punohet për sqarim të mëtejshëm të rrethanave.