9 Janar 2022, 23:42

'Today is his birthday', Donald talks to Beatrix about Snow

'Sot ka ditëlindjen', Donaldi flet me Beatrixën për Borën

XING

'Sot ka ditëlindjen', Donaldi flet me Beatrixën për

Tre parashuta kanë kaluar sot mbi shtëpinë e “Big Brother” dhe secila prej tyre i dedikohej Donaldit. Mesazhet silleshin rreth Borës, e cila sot feston ditëlindjen. 

'Sot ka ditëlindjen', Donaldi flet me Beatrixën për

“Donald Demi, bota është e jotja. Dashuria nuk duhet të jetë kurrë një sekret. 9 Janar”, shkruhej në banderolë, që përmbylleshin me figurën e Spider-Man personazhit të preferuar të Donaldit, duke e puthur të dashurën e tij.

'Sot ka ditëlindjen', Donaldi flet me Beatrixën për

Pas kalimit të këtyre parashutave, Donaldi ka biseduar me Beatrix duke i treguar se sot ka ditëlindjen Bora dhe ai nuk do që ajo të ndihet keq. 

'Sot ka ditëlindjen', Donaldi flet me Beatrixën për

Trixa ka shfaqur mirëkuptimin e plotë të saj mbi situatën e ka deklaruar se “shpreson ta pranojnë atë një ditë”.

Biseda mes tyre: 

Donaldi: Nuk e di nëse data 9 janar është koicidencë apo jo. Në fillim kur e pashë e vrava mendjen…data 9 janar është ditëlindja e…

Beatrix: E mora me mend

Donaldi: Nuk dua që ti…

Beatrix: Jeta është historia jote

Donaldi: Janë njerëzit që mua më mbështesin…

Beatrix: E di është shumë e bukur, janë fansat e tu. Nuk ke pse ndihesh keq, për Zotin

Donaldi: Për mua ishte shumë gjë e bukur e gjithë ajo gjëja

Beatrix: Qetësohu se s’ka asgjë, për kokë të mamit, të kam thënë, është një gjë që e ke jetuar

Donaldi: Personin jashtë e respektoj

Beatrix: Po s’diskutohet, ne i kemi folur këto gjëra në fillim. Unë mërzitem për budallallëqet këtu, por jo për gjëra… të kam thënë jeta, për kokë të mamit, asnjëherë mos u ndje keq, për Zotin.

Donaldi: Dua të flas gjatë, por as me ty nuk e flas dot, gjërat që kam pasur, historia që kam pasur, do doja ta flisja dhe me ty, por nuk e flas dot këtu sepse e respektoj personin që është jashtë. Unë asnjëherë nuk kam bërë diçka për të lënduar dikë. Sido që të jetë unë kam kaluar kohë me atë person. Do isha një person super kot dhe shumë i vogël nëse s’do kisha respekt ose konsideratë për atë person. Gjithmonë kështu kam qenë me marrëdhëniet. Nuk rri me njerëzit kot, i vlerësoj kam ndjenjur ose që rri. Jam njeri që nuk e bëj diçka kot kurrë.

Beatrix: Shumë e bukur, e çove në nivel tjetër parashutën

Donaldi: Më duket shumë e çuditshme, nuk e ke idenë

Beatrix: Shpresoj një ditë të më pranojnë dhe mua se ndihem kështu…