28 Qershor 2023, 08:26

Today Kurban Bayram, the believers pray in Skënderbey Square

Sot Kurban Bajrami, besimtarët falin namazin në sheshin Skëndërbej

XING

Sot Kurban Bajrami, besimtarët falin namazin në sheshin

Besimtarët Myslimanë festojnë ditën e sotme festën e Kurban Bajramit, e cila njihet edhe si festa e sakrificës. Mijëra besimtarë u mblodhën sot në sheshin ‘Skëndërbej’ për faljen e namazit të Kurban Bajramit në orën 06:00.

“I lutem Zotit që ky Bajram të shërbejë si reflektim i brendshëm për çdo njeri.  Të bëhemi më të fortë në besim ndaj Zotit, më të dashur e solidarë me njëri-tjetrin. T’u shtrijmë dorën e ndihmës atyre që kanë më shumë nevojë. I lutem Zotit që në botë të mbizotërojë paqja dhe prosperiteti mes popujve”,-ishte lutja e kreut të KMSH, Bujar Spahiu.