28 Maj 2019, 22:44

Tragic accident: Missing mother and 4 children

Aksident tragjik: Humb jetën nëna dhe 4 fëmijët

XING

Aksident tragjik: Humb jetën nëna dhe 4 fëmijët

Një nënë 37-vjeçare dhe 4 fëmijët e saj kanë humbur jetën në një aksident të rëndë në Brisbane të Australisë. Charmaine Harris McLeod po udhëtonte bashkë me fëmijët e saj të vegjël kur ndodhi aksidenti. Sipas policisë, 37-vjeçarja kishte tentuar të parakalonte një kamion, por ishte përplasur me një tjetër që i kishte ardhur përballë.

Aksident tragjik: Humb jetën nëna dhe 4 fëmijët

Charmaine dhe tre nga fëmijët u shpallën të vdekur në vendngjarje. Një nga vajzat arriti të dilte nga automjeti, por humbi jetën rrugës për në spital.  Fëmijët ishin të moshave Ally, 6 vjeçe, Matilda, 5 vjeçe dhe Wyatt, 4 vjeç dhe Zaidok, 2 vjeç.

Aksident tragjik: Humb jetën nëna dhe 4 fëmijët

Ngjarja ka tronditur komunitetin ku ata jetonin dhe miqtë e 37-vjeçares thanë se ajo ishte një nënë e mrekullueshme.

Aksident tragjik: Humb jetën nëna dhe 4 fëmijët