Two days after the birth, Adelina Tahiri awaits the little girl with a giant feast
Dy ditë pas lindjes, Adelina Tahiri e pret vogëlushin me festë gjigande

XING
Dy ditë më parë këngëtarja e njohur Adelina Tahiri u bë nënë për herë të parë. Ajo solli në jetë vogëlushin Jon dhe lajmin e bukur të lindjes së tij e ndau me të gjithë ndjekësit në Instagram nëpërmjet një fotoje ku mbante dorën e vogëlushit.
Vetëm dy ditë pas lindjes, Adelina ka organizuar për mirëseardhjen e të birit një festë gjigante, pamjet e të cilës i ka publikuar në profilin e saj.
"Festime për princin tim të vogël"- ka shkruar ajo në postimin ku shihen shumë njerëz që janë mbledhur duke festuar.