19 Gusht 2019, 13:33

Two foreign tourists disappear in the Albanian Alps

Zhduken dy turiste të huaja në Alpet shqiptare

XING

Zhduken dy turiste të huaja në Alpet shqiptare

Dy turiste të huaja, njëra polake dhe tjetra gjermane kanë humbur kontaktet me pjesën tjetër të grupit që po eksploronte natyrën e Shqipërisë e që kishin zgjedhur alpet si destinacionin e tyre. Vajzat quhen Laura Sophie Veronika Mayer dhe Agata Patyczek.

Makina me të cilën ato po udhëtonin është gjetur bosh, në Plavë të Malit të Zi ndërkohë që kontaktet e fundit i kishin në Vermosh. Policia është vënë në kërkim dy turisteve, por gjetja e tyre është bërë mjaft e vështirë për shkak të terrenit të vështirë të Alpeve Shqiptare.