24 Qershor 2023, 13:30

U largua me valixhe nga shtëpia, familja në kërkim të 14-vjeçares në Fier

U largua me valixhe nga shtëpia, familja në kërkim të 14-vjeçares në Fier

XING

U largua me valixhe nga shtëpia, familja në kërkim të

Një 14-vjeçare është larguar prej tri ditësh nga shtëpia e saj në Fier dhe ende nuk ka asnjë gjurmë nga adoleshentja. Vajza me iniciale J. M. nuk ka dhënë asnjë shenjë komunikimi për familjen. E mitura, nxënëse e klasës së tetë në shkollën 9- vjeçare “Koli Dimo” në Frashër është larguar me një valixhe nga shtëpia. Sipas prindërve, vajza është parë në terminalin e Fierit, ku është larguar drejt Tiranës.

Prindërit Artjan dhe Luiza Metaj bëjnë apel që vajza të kthehet sa më parë në shtëpi. Ata kanë bërë denoncim në Komisariatin e Policisë Patos dhe kanë kërkuar ndihmën e uniformave blu për ta gjetur.

Burimi: Top channel