Unbelievable: Lori and Sara Hoxha are part of the royal wedding
E pabesueshme: Lori dhe Sara Hoxha janë pjesë e dasmës mbretërore

Vetëm pak minuta na ndajnë nga ceremonia martesore më e komentuar e momentit,ajo mes Princ Harryt dhe aktores Meghan Markel, e cila po ndiqet në të gjithë botën me shumë interes.
Megjithatë askujt nuk do ja priste mendja që pjesë e saj do të jenë edhe dy motrat e njohura shqiptare, blogeria Lori Hoxha dhe Sara.
Pak minuta më parë Lori ka publikuar një foto në profilin e saj në Instagram, ku shfaqet së bashku me Sarën jashtë Pallatit Mbretëror. Dy vajzat ndodhen atje duke ndjekur nga afër ceremoninë martesore dhe në përshkrim të fotos Lori ka shkruar: ‘Meghan po të presim’.
Ndërkohë Sara nuk ka nguruar dhe ka lënë një koment poshtë fotos: ‘Kjo është ëndrra ime e bërë realitet. Kam 1 vit qe pres’ .
Mesa duket dy vajzat e njohura ashtu si dhe shumica e njerëzve, mezi e kanë pritur këtë ditë. Ndërkohë siç mësohet të ftuarit janë duke mbërritur në Windsor dhe për pak çaste pritet të vijë edhe çifti.