Understanding the special name Meghan and Harry put in the baby
Kuptimi i veçantë i emrit që Meghan dhe Harry i vendosën bebit

XING
Duka dhe Dukesha e Sussex, Harry dhe Meghan janë bërë prindër për herë të parë dhe sot treguan para mediave fytyrën ëngjëllore të vogëlushit.
Çifti mbretëror i kanë vendosur djalit emrin e veçantë Archie Harrison dhe po kaq i veçantë është edhe kuptimi i këtij emri.
Archie do të thotë i sinqertë dhe i guximshëm ndërsa Harrison do të thotë "Djali i Harryt".
"Ka temperamentin më të ëmbël në botë. Është shumë i qetë. Është magjike, është diçka e mrekullueshme. Kam dy djemtë më të mirë në botë kështu që jam shumë e lumtur", është shprehur Meghan.
"Prindërimi qenka shumë i bukur! Ka vetëm 2 ditë e gjysmë me ne, por jemi magjepsur pas tij. Është gëzim", ka thënë Harry.