14 Gusht 2018, 14:47

Video / How the 70 meters high bridge collapsed in Italy

Video/ Si u shemb ura 70 metra e lartë në Itali

XING

Video/ Si u shemb ura 70 metra e lartë në Itali

Italia e veriut është goditur nga një tragjedi e frikshme. Ura "Morandi", që lidh Genovën Perëndimore me Ligurian.122 metra e gjatë dhe 70 metra të lartë është shembur sot pas një problemi në strukturë. Sipas Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, kanë mbetur poshtë rrënojave një duzinë mjetesh. 200 zjarrëfikës po luftojnë për të shpëtuar njerëzit dhe vendi është rrethuar nga forcat e policisë dhe ambulancat.

Një kamion ka ndaluar vetëm pak metra larg pjesës së shkëputur të urës Morandi në Genova. Shoferi që ndodhej brenda mund ta konsiderojë veten të lindur me këmishë. Në një video të publikuar në rrjet shihet një kamion që ka ndaluar vetëm pak metra larg pjesës së shkëputur të urës, një pamje e frikshme.