26 Gusht 2018, 13:18

Vlorë / Killed husband and mother-in-law for lover, outbreaks of phone calls drowning killing bride

Vrau burrin dhe vjehrrën për dashnorin, dalin përgjimet e telefonatave që fundosën nusen

XING

Vrau burrin dhe vjehrrën për dashnorin, dalin përgjimet e

Në janar të këtij viti, mbarë opinioni publik u trondit nga ngjarja në Vlorë, ku Salkie 73-vjeç dhe Olsi Hoxhallari, 43-vjeç, nënë e bir u vranë e u dogjën nga nusja Hysnie Hoxhallari në banesën e tyre.

Vrau burrin dhe vjehrrën për dashnorin, dalin përgjimet e

Përgjimet e kryera nga policia zbardhën krimin më 22 janar të vitit 2018, ku kishin zbuluar disa biseda telefonike të Hysnies pasi kishte vrarë bashkëshortin dhe vjehrrën.

'Report tv' ka siguruar një kopje të përgjimeve, ku Hajria është kapur mat për të zhdukur disa karta telefoni, në një bisedë me motrën e saj.

Vrau burrin dhe vjehrrën për dashnorin, dalin përgjimet e

Hysnija: Ku ti lë unë këto moj qyqa?

G: Cfarë janë ato? Hysnie: Ja me këto kapackat e numrave.

G: Po mirë moj hidhi.

Këshillën për ti hedhur nga e motra e merr me shqetësim pasi ka frikë se ata, referuar hetuesve i gjejnë.

Hysnie: Huuu, t’i shikojnë ato, kush i ka pasur këto numra. Pastaj i mora me vrap, thashë o zot do ti gjejnë aty, hajde të bësh punë.

G: Po mirë moj unë i kam pasur.

Hysnija: Unë i kam pasur po ti c’ne kaq numra këtu, hiq një e vër një, hajde merru me ta. Hidhi me ilacet me c’farë janë këtu. Po moj Oli i ka mbledhur që atëherë, hidhi të tëra mos i gjej njeri, të tëra kapackat.

Kjo bisedë e kryer me shqetësimin se ku do fsheh Hysnija numrat e telefonit dhe motrës së saj është transkiptuar brenda 24 orëve dhe 2 ditë pas krimit Hysnije Hoxhallari është prangosur dhe sot ndodhet në qeli.

Dyshimet e hetuesve janë shtuar teksa e motra e Hysnijes është shprehur: Unë mirë që i hoqa se mos i gjenin këtu e bëjnë punë me gomerët.

Hysnija e pyet: Po ku t’i hedh thuaj?

G: Lëri në banjë njëherë.

Hysnija: Të vijnë në banjë direkt atje i ke, atë të bëj unë, të merrem me ata pastaj. Ej po kësaj si t’ia bëj unë? Këto leja Hamzait thuaj ti flaku kur të ikësh andej këto letrat.