We asked Romeo about the connection with Jonida Maliq and that's what happened
Pyetëm Romeon për lidhjen me Jonida Maliqin dhe ja ç'ndodhi

Ditët e fundit po qarkullon me shpejtësi një lajm sipas të cilit këngëtarja shumë e dashur për publikun e që këtë vit përfaqësoi Shqipërinë në Eurovision, Jonida Maliqi është në një lidhje me aktorin e njohur Romeo Veshajn.
Miq të tyre të afërt thanë për "Panorama Plus" se ata kalojnë shumë kohë bashkë në jetën e përditshme dhe fotografët e kapën Romeon në Pallatin e Kongreseve, për të festuar fitoren e Jonidës në Festivalin e RTSH-së.
Pas lajmeve të shumta mbi lidhjen e tyre, "Xing.al" kontaktoi Romeon për një prononcim nga ana e tij lidhur me këtë çështje. Aktori nuk u përgjigj duke lejuar që mediat të vazhdojnë të aludojnë për një lidhje të mundshme edhe për pak kohë derisa në të ardhmen të prononcohet publikisht.
Ndërkohë as Jonida nuk ka reaguar lidhur me këto lajme.