We had a wedding party and we did not know, here is when Jessica Berberi will marry
Paskemi dasmë dhe nuk e dinim, ja kur do të martohet Xhesika Berberi

XING
Xhesika Berberi është një ndër femrat më të komentuara të showbizit shqiptar dhe ndër më të ndjekurat në Instagram, të cilës jo rrallëherë fansat i kanë vënë në dukje ngjashmërinë e madhe me modelen me famë botërore, Gigi Hadid.
Xhesika është shpesh aktive në profilin e saj në Instagram, ku së fundmi ka shpërndarë në Instastory opsionin që ndjekësit ti bëjnë pyetje, të cilave ajo i është përgjigjur duke i ruajtur anonimitetin. Mirëpo, ka qenë Ermal Mamaqi ai që i ka bërë një pyetje, përgjigjen e të cilës askush nuk e priste.
Ermali e pyet modelen se kur do të martohet dhe ajo nuk ka vonuar me përgjigjen:
"Kur ta ketë shkruar Zoti"- ka shkruar Xhesika duke etiketuar Ermalin dhe duke lënë të kuptohet se e ka bërë ai pyetjen.