'We make a threesome, you open your legs, I ....', Monika cries from Ilir's jokes: Ordinary level
'E bëjmë treshe, ti hapja këmbët, unë e....', Monika përlotet nga batutat e Ilirit: Nivel ordiner

Pak ditë më parë disa kafshë u bashkuan në shtëpinë e “Big Brother VIP” si pjesë e provës javore, mes tyre dhe një dhi. Iliri e quajti dhinë “Nika” dhe banorët menduan se ishte shkurtim i emrit të Monikës.
Përgjatë ditëve të fundit, Monika është ndjerë e ofenduar nga disa batuta të Ilirit. “Kena me shkly dhe Nikën. Ti hapja këmbët unë e mjel. E bëjmë treshe”, është shprehur mes të tjerash Iliri gjatë një bisede me Tanin.
“Sa herë e përmente emrin Nika, shikonte në krahun e majtë që ishte Monika”, ka thënë Tani në dhomën e rrëfimit.
Mbrëmjen e djeshme në Prime, Monika është përlotur, teksa ka vazhduar: Unë kam një familje, kam një vajzë dhe një shoqëri. Gjithmonë kam thënë se duhet të jemi të kujdesshëm me fjalorin që të mos i ofendojmë njerëzit. Nuk ishte shaka dhe më vjen se nuk e kam pasur të lehtë futjen në “Big Brother VIP”. Edhe sikur ta kisha lënduar Ilirin kaq fort, nuk duhet të diskutohet në këtë nivel shakaje që për mua është një nivel, më falni shumë por ordiner dhe nuk dua ta diskutoj më.
Iliri nga ana tjetër ka sqaruar se emri i dhisë nuk ka lidhje me Monikën. “Unë me Tanin atë natë kemi qeshur shumë për tema të ndryshme. Ajo frazë është përmendur në fund të gjësë. Është përdorur do ta mjelim treshe sepse në mëngjes unë dhe Tani kishim detyrën që të mjelnim dhinë. Ditën e parë unë kam vuajtur realisht shumë për ta mjelur vetëm dhe i thashë Tanit të më ndihmonte. Batutat i patë vetë por çdo gjë ka qenë e referuar absolutisht për dhinë. Ja vura Nika se mendova ishte një emër i duhur për një dhi. Nuk kishte lidhje me Monikën. Nuk kam pse ta quaj dhinë Monika”, është shprehur ai.