14 Gusht 2018, 20:05

We were excited this summer: 10 most clicked Albanian hits on Youtube

Na tërbuan këtë verë: 10 hitet më të klikuara shqiptare në Youtube

XING

Na tërbuan këtë verë: 10 hitet më të klikuara

Ashtu si çdo verë, edhe këtë vit, këngëtarët zgjedhin më së shumti stinën e nxehtë për të publikuar këngët e tyre. Disa prej këngëve të tyre i keni dëgjuar kudo, në plazh, në makinë, në rrugë, në lokale, në clube etj megjithatë vetëm këto 10 këngë të mëposhtme kanë arritur të marrin miliona klikime në Youtube për t'u përfshirë në Top10.

Në vendin e parë me 47 milion klikime në Youtube është "Çika çika", bashkëpunimi i Xhensila Myrtezajt dhe Ardian Bujupit.

Në vendin e dytë me 28 milion klikime është "Toto" e Noizyt.

Në vendin e tretë me 25 milion klikime është "Mike", bashkëpunimi i Elvana Gjatës me Ledri Vulën dhe Jon Shahun. 

Në vendin e katërt me 19 milion klikime është "Paris Milano" nga Majk dhe Ghetto Geasy.

Në vendin e pestë me 17 milion klikime është "Jake Jake" nga Dhurata Dora.

Në vendin e gjashtë me 12 milion klikime është "Shqipe" nga Tayna.

Në vendin e shtatë me 12 milion klikime është "Alea" nga Butrint Imeri. 

Në vendin e tetë me 11 milion klikime është "Melisa" nga 2Ton.

Në vendin e nëntë me 8.4 milion klikime është "Mi dhe flakë mallit tim", bashkëpunimi i Luana Vjollcës me Bujar Qamilin.



Në vendin e dhjetë me 8 milion klikime është "Daja", bashkëpunimi i Bes Kallakut me Ermal Fejzullahun.