What Noizy does not say about Oriola Marashi: If he were a boy…
Noizy ç’nuk thotë për Oriola Marashin: Po të ishte çun…

Reperi i njohur Noizy ishte së fundmi i ftuar në “Why Not”, ku ndër të tjera shprehu një vlerësim të madh për Oriola Marashin. Ai tha se modelja ka zemrën më të mirë ndër të gjitha vajzat që ka njohur.
Noizy u ndal dhe te karriera e saj, teksa u shpreh se Oriola është modelja më e mirë në Shqipëri dhe e meriton të gjithë suksesin që po korr.
“Bisha. Unë Oriolën e kam shumë përzemër. Po të ishte çun do ishte shoku im më i ngushtë. Është gocë fantastike, zemrën që ka Oriola nuk ka asnjë vajzë tjetër deri më sot. Është shumë e shoqërueshme, e ke për çdo gjë, për çdo problem, për çdo hall mund ta marrësh në telefon, të bisedosh me të, është gocë fantastike. Me Oriolën kemi ndenjur disa vite non stop, grumbull, në studio, nëpër shtëpia, udhëtonim bashkë, është si çun, është gallatë, gango. Është modelja më e mirë që ka pasur Shqiptaria ndonjëherë, madje ka kontrata të frikshme me “Guess”, brand ndërkombëtar dhe e përgëzoj shumë se e meriton çdo sukses që ka arritur”, tha reperi.