10 Qershor 2023, 00:02

What will happen to the temperatures, Lajda Porja makes an unexpected forecast for the weather: Until June 15...

Ç'do ndodhë me temperaturat, Lajda Porja bën parashikimin e papritur për motin: Deri më 15 qershor...

XING

Ç'do ndodhë me temperaturat, Lajda Porja bën parashikimin

Dita e shtunë do të sjellë mot të qëndrueshëm me diell dhe pa reshje shiu, por nuk mund të thuhet e njëjta gjë edhe për ditën e dielë. Në një lidhje direkte për Klan News, sinoptikanja Lajda Porja nga “MeteoAlb” bën të ditur se parashikohet që dita e dielë të nisë me kthjellime, të cilat pasdite do të ja lënë vendin reshjeve të shiut dhe vranësirave.

Lajda Porja: Nëse flasim për fundjavën, e shtuna do të jetë disi më e favorshme duke qenë se e shtuna do të jetë kryesisht me mot të kthjellët, me vranësira të lehta, do të ketë reshje në ekstremin Veri-Lindje dhe shumë pak zona në qarkun e Korçës, edhe në këto zona, reshjet do të jenë të pakta. Parashikohet se temperaturat e ajrit do të ngjiten në 31 gradë, në zona të izoluara edhe 32 gradë. Përsa i përket ditës së dielë, megjithëse do të nisë me mot të kthjellët, me vranësira të lehta, e diela në pjesën e dytë të ditës, do të risjellë edhe reshjet në territor. Edhe ditën e dielë, parashikohet që reshjet më të shumta do të jenë në zonat malore, duke bërë që të ketë edhe rrebeshe. Zonat e ulëta, përfshirë edhe Tiranën, do të kenë momente me pika shiu, po ashtu edhe vija bregdetare, ku sërish dita e dielë, disi më e favorshme është edhe bregdeti i Jonit, ku aty reshjet do të jenë shumë të pakëta, ose disa momente me pika shiu.

Sinoptikanja Lajda Porja thotë se deri më 15 Qershor do të na shoqërojnë ditët me mot të paqëndrueshëm, megjithatë pritet që temperaturat e ajrit të rriten duke bërë që t’i ndjejmë temperaturat tipike të verës.

Lajda Porja: Ne kemi thënë që kjo situatë e paqëndrueshme moti do të na shoqërojë deri nga mesi i Qershorit, duke bërë që ne të mos kemi një ditë nga mëngjesi e deri në mbrëmje 24 orë vetëm me diell, por prezenca e reshjeve dhe vranësirave do të jetë, edhe pse e pakët. Javës tjetër parashikohet që të mbetemi në këto kushte. Java tjetër do të sjellë rritje të temperaturave në mëngjes dhe mesditë, duke bërë që ne t’i ndjejmë tamam ato temperaturat tipike të verës. Përsa i përket reshjeve, do të jenë prezente të paktën deri në datën 15 Qershor.

Burimi: tvklan.al