Which Big Brother couple do you find yourself in?
Tek cili çift i Big Brother e gjeni veten?

Brenda shtëpisë së "Big Brother" e tashmë edhe jashtë janë krijuar 4 çifte: Donald e Beatrix, Pajtimi e Sara, Einxhel e dj Dagz dhe Sheila e Kledi. Historia e këtyre katër çifteve nuk ngjason aspak dhe duhet thënë se tregojnë më së miri sesa të ndryshme janë marrëdhëniet nga njëra-tjetra.
Donald e Beatrix - Çifti pasionant. Historia e tyre nisi me shumë vrull: puthje, përkëdhelje, prekje. Donaldi pa mbyllur një histori të vjetër, nisi një të re dhe kjo shkaktoi shumë polemika, por dhe pasiguri tek partnerja e tij e re, Trixa. Lidhja e tyre ka pasur disa ulje ngritje së fundmi pasi Donaldi është ende konfuz, duke pasur sytë tek çmimi i madh nga një anë dhe ndjenjat për Trixën nga ana tjetër, e cila kërkon me të drejtë vëmendjen që ai ia ka dhënë që në fillim.
Pajtimi dhe Sara - Çifti që shfaq më së miri atë dashurinë rinore, të freskët. Sara në fillim i ndrydhte ndjenjat dhe veprimet e saj, me frikën se po e shikonte familja ndërsa Pajtimi nga ana tjetër kërkonte të kishte vëmendjen e saj. Zënkat e vogla nuk mungonin, derisa Sara mori guximin dhe e puthi vetë e para Pajtimin. Edhe pse të ndarë për disa ditë, pas daljes së Pajtimit, kur ky i fundit shkoi ta takonte në një nga netët prime, takimi i tyre ndodhi pikërisht siç e prisnim e të dy dukeshin kaq lozonjar.
Einxhel dhe Dagz - Çifti që nuk janë çift. A nuk ju ka ndodhur edhe ju të jeni konfuzë për marrëdhënien që keni me dikë? Einxhel dhe Dagz janë çifti që e shfaqin më së miri këtë. Ndonëse janë puthur e kanë fjetur bashkë, ende nuk i kanë dhënë dot një emër marrëdhënies së tyre. Einxhel si shumë vajza u step në fillim ndërsa Dagz luftoi derisa ta fitonte dashurinë e saj.
Sheila dhe Kledi - Nga miqësi në dashuri. Sheila dhe Kledi janë çifti që vërtetojnë se nga një miqësi mund të lind një dashuri. Brenda shtëpisë së Big Brother mes tyre nuk pamë ndonjë afrimitet, por pas daljes dy ish-banorët duket se kanë gjetur njëri-tjetrin dhe tani po i shohim shpesh bashkë.
Ju tek cili nga çiftet e gjeni veten?