8 Qershor 2023, 15:57

Will they leave Clanfornia? The show where we will see Jul Deda and Olsi Bylyku ??is revealed

Do largohen nga Klanifornia? Zbulohet emisioni ku do të shohim Jul Dedën dhe Olsi Bylykun

XING

Do largohen nga Klanifornia? Zbulohet emisioni ku do të shohim Jul

Dy aktorët e "Klanifornia" Olsi Bylyku dhe Jul Deda nuk do jenë më pjesë e këtij programi televiziv, raporton Kryefjala.com.

Po e njëjta media raporton se dy aktorët do rikthehen në Top Channel, pasi janë parë në ambientet e televizionit. Aludohet se do jenë pjesë e "Portokalli", por lajmi nuk është konfirmuar dhe mbetet në kuadrin e aludimeve.

Kujtojmë se Olsi u bë i njohur me personazhin e “Kimikatit” para disa viteve në ‘Portokalli’ ku nisi rrugëtimin e tij drejt ekranit, teksa Juli ka qenë një nga aktorët e parë të këtij show humoristik dhe i njohur kryesisht në treshen e famshme ShlBsh.