With her red dress and open décolleté, Luana Vjollca burns at Sarah's wedding
Me fustanin e kuq dhe dekolte të hapur, Luana Vjollca e djeg në dasmën e Sarës

XING
Çifti shumë i dashur për publikun dhe ndër më të komentuarit në showbiz, Leidon Liço dhe Sara Hoxha kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë ditën e djeshme. Ceremonia u zhvillua në Como të Italisë ku çifti kishte ftuar të afërm, miq, bashkëpunëtorë e njerëz të njohur të ekranit.
Të ftuar ishin edhe Geti me Marinën dhe Luana Vjollca. Kjo e fundit ka zbuluar pamjen e saj me anë të një videoje në Instastory ku filmon veten dhe Getoarin.
Luana shfaqet e veshur me një fustan të kuq të fryrë në pjesën e poshtme dhe me dekoltenë e hapur. Me flokët onde dhe një lule në kokë, Luana duket shumë seksi./Xing.al