19 Gusht 2019, 19:02

With the second baby coming, Sara Hoxha reveals what has been bothering her for months

Shtatzënia e dytë: Sara Hoxha tregon ç'po e shqetëson prej muajsh

XING

Shtatzënia e dytë: Sara Hoxha tregon ç'po e shqetëson

Tashmë është bërë e ditur që trashëgimtarja e "Top Channel", Sara Hoxha është në pritje të ëmbël. Ajo dhe i shoqi, moderatori Ledion Liço do të bëhen së shpejti prindër për herë të dytë. Pas Londonit, një djalë tjetër po vjen në familjen e tyre.

Shtatzënia e dytë: Sara Hoxha tregon ç'po e shqetëson

Sara ka bërë të ditur thuajse çdo gjë rreth shtatzënisë, se si këtë herë shpreson të jetë lindje natyrale dhe jo me prerje çezariane si në shtatzëninë e parë, se emri i bebit është menduar që para se ai të lindë e shumë të tjera.

Shtatzënia e dytë: Sara Hoxha tregon ç'po e shqetëson

Sot, ndërmjet një postimi në Instastory, Sara ka treguar se çfarë e ka shqetësuar deri tani në muajt e shtatzënisë. Ajo rrëfen se ka pasur mendime dhe ndjenja shqetësuese përsa i përket formava trupore pas lindjes. Mirëpo siç ka bërë të ditur Sara, një video posaçerisht për këtë, me titull " Pas lindjes: A është egoizëm të kujdesesh për trupin tënd?", e ka bërë të ndihet më mirë.
"Pas muajsh me mendime dhe ndjenja shqetësuese , pashë këtë sot dhe ndihem pak më mirë." - ka shkruar ajo.

Shtatzënia e dytë: Sara Hoxha tregon ç'po e shqetëson

Në videon në fjalë, gra të ndryshme flasin për mënyrën se si të pasurit një fëmijë, ka ndikuar tek ato, si në trupin ashtu dhe në humorin e tyre. Këto gra flasin për pasojat e vërteta të shtatzënisë dhe për të dashur fëmijën tënd pavarsisht të gjithave.