Xing Awards: Vote the 2019 character
Çmimet Xing: Votoni personazhin e vitit 2019

"Xing.al" edhe këtë vit shpall Personazhin e vitit. Në sondazh marrin pjesë njerëz që kanë dhënë një kontribut social, një mesazh të fuqishëm, kanë bërë vepra bamirësie ose patriotike, kanë promovuar Shqipërinë ose i kanë shërbyer një të mire publike. Pjesë e sondazhit është Alvin Berisha, vogëlushi që u shpëtua nga kampi në Siri; Luljeta Bozo, inxhinierja që i qëndroi pranë shqiptarëve pas tërmetit tragjik duke dhënë shumë informacione lidhur me ndërtesat e dëmtuar; Klajdi Qato, djaloshi që i mbijetoi tërmetit dhe arriti të shpëtonte nën rrënoja duke mbajtur 5 soleta sipër; Arben Cara, zjarrëfikësi që humbi të afërmit e tij nga tërmeti, por nuk e ndali punën në kërkim të personave nën rrënoja; Luan Kapaj, zjarrëfikësi nga Vlora që refuzoi maskën e oksigjenit dhe u rikthye tek rrënojat në kërkim të trupave; Arbër Hajdari, Marin Mema, Elvis Naçi, tre shqiptarët që arritën të mblidhnin miliona në ndihmë të të prekurve nga tërmeti; Samir Mane dhe Shefqet Kastrati, dy biznesmenët që dhuruan miliona për të prekurit nga tërmeti; Behgjet Pacolli, do ndërtojë pallat për të prekurit nga tërmeti; Alba Kokalari, shqiptarja e parë që ka marrë mandatin si eurodeputete e Suedisë dhe është ulur për herë të parë në Parlamentin Evropian; Luiza Gega, e para atlete shqiptare që u kualifikua në finalen e Kampionatit Botëror; Bebe Rexha dhe Rita Ora, dy shqiptaret që do ndërtojnë shtëpi për të prekurit nga tërmeti. Votoni në sondazhin e mëposhtëm.