23 Dhjetor 2023, 22:17

2023 vit i ndarjeve të shumta, 16 çifte të showbizit shqiptar i dhanë fund lidhjeve e martesave

XING

2023 vit i ndarjeve të shumta, 16 çifte të showbizit shqiptar i

Ndarjet në showbiz kanë qenë vërtet të shumta këtë vit që po lëmë pas. Çifte shumë të famshëm i kanë dhënë fund lidhjeve të tyre apo martesave dhe xing.al ju sjell më poshtë një listë për t’jua rikujtuar ndarjet e këtij viti.

2023 vit i ndarjeve të shumta, 16 çifte të showbizit shqiptar i

Ndarja e Olsi Bylykut dhe Egli Takos ka qenë një nga më të komentuarat. Fillimisht ndarja e tyre u bë e ditur nga mediat ndërsa tani është konfirmuar edhe nga vetë dyshja. Olsi dhe Egli kishin një histori të gjatë dashurie që përfundoi për arsye që ende nuk dihen. Këngët e fundit të Olsit janë marrë si dedikim për Eglin dhe kjo e fundit gjithashtu nuk i ka kursyer postimet në rrjete sociale lidhur me këto këngë.

2023 vit i ndarjeve të shumta, 16 çifte të showbizit shqiptar i

Dafina Zeqiri dhe Dj Geek bënë bujë gjithashtu me ndarjen e tyre të papritur në një kohë kur dukej se gjithçka po shkonte mirë për ta si në aspektin personal, edhe atë profesional. U tha se arsyeja e ndarjes ishte një hap madhor që Dafina donte të ndërmerrte në lidhje me të ardhmen e tyre. Përflitet se Dafina ka kohë që ka shprehur dëshirën e saj për t’u bërë nënë, por DJ Geek mesa duket nuk ka qenë i gatshëm për të marrë këtë përgjegjësi për momentin.

2023 vit i ndarjeve të shumta, 16 çifte të showbizit shqiptar i

Sara dhe Ledri prej kohësh po përfliteshin për ndarje. Ndarjen e konfirmoi pak kohë më parë edhe menaxheri i reperit. Madje çiftin nuk i bashkoi as ditëlindja e vajzës së tyre Poem. Gjithashtu në rrjete sociale nuk është publikuar asnjë foto bashkë nga dyshja.

2023 vit i ndarjeve të shumta, 16 çifte të showbizit shqiptar i

Prej muajsh modelja Beniada Nishani, ka jetuar një romancë dashurie me Blerti Hajdarin, vëllai i Arbër Hajdarit. Beniada dhe Blerti u njohën dhe dashuruan gjatë emisionit “Procesi Sportiv”, por duket se lidhja nuk ka zgjatur shumë. Çifti së fundmi u nda dhe Blerti hoqi nga profili foton e vjetër me Beniadën, duke lënë të kuptohet se kjo histori ka marrë fund!

2023 vit i ndarjeve të shumta, 16 çifte të showbizit shqiptar i

E bujshme ishte dhe ndarja e Feros me Arbenitën pasi modelja ka bërë akuza të rënda ndaj reperit. Arbenita e ka denoncuar bashkëshortin e saj, për dhunë fizike. Në raportin e Prokurorisë tregohej se për 3 muaj me radhë se ndaj modeles është ushtruar dhunë psikologjike, fizike dhe ekonomike. Nga ana tjetër Fero i mohoi akuzat dhe tha se do ia lë në dorë drejtësisë për të zbuluar të vërtetën.

2023 vit i ndarjeve të shumta, 16 çifte të showbizit shqiptar i

Vivien dhe Getinjo gjithashtu i dhanë fund lidhjes pak kohë më parë. Ndarja e tyre pasoi me deklarata të forta ndaj njëri-tjetrit. Vivien e akuzoi Getinjon se luan kumar dhe sipas saj kjo ishte arsyeja e ndarjes së tyre.

2023 vit i ndarjeve të shumta, 16 çifte të showbizit shqiptar i

Këngëtarja shqiptare me famë botërore Bebe Rexha gjithashtu është ndarë nga i dashuri kohët e fundit. Shkak u bë një mesazh i tij lidhur me peshën e saj, gjë që Bebes nuk i ka pëlqyer dhe ka kërkuar ndarjen. Keyan Safyari, producent dhe regjisor, i ka dërguar një mesazh Bebes ku e sqaron se është treguar i sinqertë me të dhe nuk e sheh këtë si arsye për tu ndarë. Megjithatë këngëtarja e ka hequr nga Instagrami duke lënë të kuptohet se nuk janë më bashkë.

2023 vit i ndarjeve të shumta, 16 çifte të showbizit shqiptar i

Në dhjetor Dua Lipa u nda nga partneri i saj Romain Gavras pas një romance tetë mujore. Këngëtarja vendosi që në momentin përpara publikimit të albumit të saj të tretë të fokusohet vetëm në muzikën e saj.

2023 vit i ndarjeve të shumta, 16 çifte të showbizit shqiptar i

Vetëm pak kohë pasi konfirmoi lidhjen e re të dashurisë me James, një biznesmen zviceran, Afrona Dika është ndarë. Edhe për ditëlindjen e Afronës, James nuk bëri asnjë urim publik, duke shtuar edhe më shumë dyshimet për ndarje.

2023 vit i ndarjeve të shumta, 16 çifte të showbizit shqiptar i

Këtë vit Majk u pa me vajzën e kompozitorit dhe producentit Naim Krasniqit, Nita Krasniqi. Kaq u desh që të nisnin dyshimet se dyshja janë në një lidhje dashurie. Nita ndau në InstaStory një foto me Majk, duke konfirmuar zërat. Për më tepër ajo e shoqëronte në çdo koncert. Megjithatë ende folur për lidhjen e re, Majk duket se i ka dhënë fund. Dyshja nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në rrjete sociale.

2023 vit i ndarjeve të shumta, 16 çifte të showbizit shqiptar i

Erjola Doçi gjithashtu është ndarë këtë vit. Ajo zbuloi se ka qenë e lidhur me një personazh publik, por u ndanë. Erjola pohoi se ish-i i saj ka qenë personazh që e njohin të gjithë.

2023 vit i ndarjeve të shumta, 16 çifte të showbizit shqiptar i

Enxhi Nasufi ka rrëfyer se para se të niste spektakli Dancing With The Stars ka shkëputur një marrëdhënie 7 vjeçare me një person shumë të rëndësishëm në jetën e saj. Moderatorja tregoi se ndonëse ai nuk është më pjesë e jetës së saj,  e di që e sheh me krenari.

2023 vit i ndarjeve të shumta, 16 çifte të showbizit shqiptar i

Prej kohësh përflitej për një krizë të mundshme të çiftit që u njoh në Big Brother VIP Kosova, Gresa Hoti dhe Andi Artani. Por u raportua së fundmi se dyshja i kanë ndarë rrugët përfundimisht me njëri-tjetrin, duke i dhënë fund lidhjes së tyre. Pushimet e fundit të Gresës në Ibiza janë bërë “mollë sherri” që çifti në fjalë të ndahen përfundimisht.

2023 vit i ndarjeve të shumta, 16 çifte të showbizit shqiptar i

Një tjetër ish-banor, por këtë herë i Big Brother Albania i dha fund martesës këtë vit. Pak kohë më parë mediat raportuan se Meti Alshiqi është ndarë nga bashkëshortja e tij, Blerta. Meti i ka dhënë fund martesës disa vjeçare, teksa këtë gjë e konfirmon edhe Instagrami i tij, nga ku janë fshirë të gjitha fotografitë e përbashkëta me ish-gruan.

2023 vit i ndarjeve të shumta, 16 çifte të showbizit shqiptar i

Një tjetër ndarje në showbizin shqiptar është e ish-Miss Kosova, Drenusha Latifi. Mediat raportuan pak javë më parë se Drenusha është ndarë nga burri, biznesmeni Atilla Kardesh me të cilin ishte në një raport prej plot dhjetë vitesh.

 2023 vit i ndarjeve të shumta, 16 çifte të showbizit shqiptar i

Një tjetër ndarje që po përflitet kohët e fundit është edhe Princ Leka dhe Elia Zaharia. Thuhet se dyshja ka nisur procedurat e divorcit zyrtarisht. Ishte pikërisht ditëlindja e 3-të e vajzës së tyre që vuri në pah distancën mes Elias dhe Princit. Në fakt, daljet publike të çiftit në krah të njëri-tjetrit mungojnë prej rreth 2 vitesh./xing.al