29 Dhjetor 2022, 11:08

Dashuria triumfoi: 11 çiftet VIP që u martuan këtë vit

XING

Dashuria triumfoi: 11 çiftet VIP që u martuan këtë vit

Njeriu është i bekuar të njohë ndjenjën e bukur të dashurisë, e cila në një moment kurorëzohet dhe me martesë. Përgjatë këtij viti, 11 çifte të showbizit shqiptar e kanë hedhur këtë hap. 

Nga Gjira Kajtazi deri te Renato Malota, këto janë dasmat e zhvilluara në vitin 2022:

1. Gjira Kajtazi dhe Aliu

Me datë 18 Shkurt, këngëtarja e njohur Gjira Kajtazi dhe partneri i saj Aliu kurorëzuan me martesë dashurinë e tyre. Dyshja janë bashkë prej vitesh dhe prindër të dy fëmijëve, por vetëm në Shkurt u bënë zyrtarisht burrë dhe grua.  Ato i thanë “po” njëri-tjetrit krah djalit dhe vajzës, Maëlit dhe Lanës.

Dashuria triumfoi: 11 çiftet VIP që u martuan këtë vit

2. Eliona Pitarka dhe partneri

Eliona Pitarka dhe partneri i saj u martuan me datë 22 Mars, një ditë shumë e vecantë për ta sepse vajza e tyre, Gala, festonte 1 vjetorin. Në dasmën luksoze nuk munguan të ftuarit VIP dhe as kolegët e aktores në Klanifornia.

Dashuria triumfoi: 11 çiftet VIP që u martuan këtë vit

3. Vlashent Sata dhe Dojna Mema

Dojna Mema dhe Vlashent Sata u celebruan në martesë me datë 1 Prill. Dyshja u veshën me kostume e me atlete larg veshjeve tradicionale. "Çdo 1 prill do festojme pervjetorin e marteses. Jo, nuk eshte shaka", njoftoi Dojna.

Dashuria triumfoi: 11 çiftet VIP që u martuan këtë vit

4. Robin Krasniqi dhe Marigona

Marigona dhe Robin Krasniqi kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë me datë 9 Maj. Boksieri i njohur shqiptar dhe modelja organizuan një dasmë madhështore. Marigona u shfaq si princeshe me fustanin e nusërisë ndërsa Robini dukej elegant me kostumin e zi të dhëndrit.

Dashuria triumfoi: 11 çiftet VIP që u martuan këtë vit

5. Ilir Shaqiri dhe Emanuela

Me datë 28 Maj balerini Ilir Shaqiri u martua pas 20 vitesh me partneren e tij Emanuelën, e cila festonte njëkohësisht dhe ditëlindjen. Dasma përrallore u mbajt buzë detit dhe për organizimin e saj u kujdes deri në detaje "Ami Event".

Dashuria triumfoi: 11 çiftet VIP që u martuan këtë vit

6. Florent Hadërgjonaj dhe Dorina Podrimja

Futbollisti Florent Hadërgjonaj dhe modelja Dorina Podrimja u kurorëzuan në martesë me datë 7 Qershor. Dasma e tyre u mbajt në Gjakovë dhe dyshja shkëlqyen krah njëri-tjetrit.

Dashuria triumfoi: 11 çiftet VIP që u martuan këtë vit

7. Albi Xhepa dhe Fabiola

Me datë 6 Shtator këngëtari Albi Xhepa kurorëzoi në martesë dashurinë me personin e tij të zemrës. Albi dhe Fabiola nuk zgjodhën një dasëm të madhe tradicionale, por kurorëzimin e lidhjes së tyre të gjatë, disa vjeçare, e bënë me një rreth të ngushtë në një darkë private.

Dashuria triumfoi: 11 çiftet VIP që u martuan këtë vit

8. Shkëlzen Berisha dhe Armina Mevlani

Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha u martuan me datë 25 Shtator pas shumë vitesh së bashku. Dasma e tyre bëri bujë të madhe në rrjet. Nusja mbërriti me makinën "Lincoln" të viteve '60 dhe ndërroi tre fustane. Çifti mbajtën një dasmë përrallore me mbi 300 të ftuar, mes tyre personazhe të njohur nga politika, ekrani dhe muzika.

Dashuria triumfoi: 11 çiftet VIP që u martuan këtë vit

9. Arbër Hajdari dhe Vlera Devolli

Arbër Hajdari dhe partnerja e tij Vlera kurorëzuan në martesë dashurinë e tyre 5 vjeçare me datë 1 Tetor. Çifti bënë një dasmë të madhe në një ambient larg kryeqytetit me personazhe të njohur VIP.

Dashuria triumfoi: 11 çiftet VIP që u martuan këtë vit

10. Albina Kelmendi dhe Valon Vataj

Me datë 9 Tetor këngëtarja Albina Kelmendi u martua me biznesmenin Valon Vataj. Çifti mbajtën një dasmë madhështore me gati 400 të ftuar. Ky padyshim ka qenë viti i Albinës e cila do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision.

Dashuria triumfoi: 11 çiftet VIP që u martuan këtë vit

11. Renato Malota dhe Gladiola Deda

Renato Malota, mbrojtësi lezhjan i Egnatias i dha fund beqarisë në moshën 30-vjeçare. Ai kurorëzoi dashurinë e tij me partneren Gladiola Deda në Maldive me datë 18 Nëntor. 

Dashuria triumfoi: 11 çiftet VIP që u martuan këtë vit