16 Tetor 2022, 20:25

Divorce dhe ndarje të bujshme: Plot 13 çifte showbizi i dhanë fund lidhjeve muajt e fundit

XING

Divorce dhe ndarje të bujshme: Plot 13 çifte showbizi i dhanë

Muajt e fundit në showbiz nuk kanë qenë dhe aq me lajme të mira. Përpos nja dy dasmave tek-tuk e lajmeve të ëmbla të shtatzënive, një vëmendje të madhe kanë marrë ndarjet e personazheve të njohur të ekranit. Dhe duhet thënë se këto ndarje nuk kanë kaluar pa u komentuar, përkundrazi përditë del diçka e re rreth tyre. Më poshtë xing.al vendosi t’ju sjellë një listë me ndarjet më të bujshme të muajve të fundit e që me siguri edhe ju i keni ndjekur herë pas herë me lajmet e fundit.

Divorce dhe ndarje të bujshme: Plot 13 çifte showbizi i dhanë

1.E nisim me ndarje e bujshme Shakira – Pique. Çifti konfirmoi vetë ndarjen përmes një deklarate publike, por kjo ndarje pasoi me qindra lajme. Pique nga njëra anë shumë shpejt gjeti një partnere të re ndërsa Shakira nga ana tjetër e akuzoi futbollistin se nuk kujdeset sa duhet për fëmijët e tyre. Mes ish-çiftit është hapur dhe një betejë ligjore për kujdestarinë e fëmijëve dhe që nuk dihet si do përfundojë.

Divorce dhe ndarje të bujshme: Plot 13 çifte showbizi i dhanë

2.Tani le të kthehemi në showbizin shqiptar. Një nga ndarjet e papritura ishte mes Oriola Marashit dhe Eros Grezdës. Pikërisht atëherë kur mendohej se gjërat mes tyre po ecnin mirë, Eros konfirmoi ndarjen nga modelja. Oriola preferoi të mos e komentonte këtë ndarje ndërsa Eros tani ka nisur një lidhje të re.

Divorce dhe ndarje të bujshme: Plot 13 çifte showbizi i dhanë

3.Francesco Totti dhe Ilary Blasi, një tjetër ndarje e bujshme që mediat italine, e bashkë me to dhe mediat shqiptare, kanë javë të tëra që shkruajnë. Ndarja mes tyre është një lëmsh i vërtetë pasi të dy akuzojnë njëri-tjetrin për tradhti. Por sesi është e vërteta, e dinë vetëm ata!

Divorce dhe ndarje të bujshme: Plot 13 çifte showbizi i dhanë

4.Rina dhe Sinboy, një nga çiftet më simpatik të shoëbizit shqiptar u ndanë gjithashtu papritur. Lajmin e ndarjes së tyre e konfirmoi edhe Rina, e cila zbuloi se arsyeja pse i dhanë fund ishte distance.

Divorce dhe ndarje të bujshme: Plot 13 çifte showbizi i dhanë

5.Një periudhë jo e mirë për futbollistët pasi edhe Icardi u nda nga bashkëshortja e tij Wanda Nara së fundmi. Bukuroshja argjentinase akuzon futbollistin për tradhti ndërsa ky i fundit nuk ndalet me deklaratat kundër saj duke e akuzuar se ajo gënjen.

Divorce dhe ndarje të bujshme: Plot 13 çifte showbizi i dhanë

6.Robert Berisha dhe Laureta janë ndarë gjithashtu javët e fundit. Ndarja u zbulua nga rrjetet sociale ku Roberti fshiu fotot me bukuroshen ndërsa ajo mbylli llogarinë e saj në Instagram. Arsyet pse dyshja i dhanë fund nuk dihen ende.

Divorce dhe ndarje të bujshme: Plot 13 çifte showbizi i dhanë

7.Ndarja e Emily Ratajkowski nga Sebastan Bear McClard ka qenë gjithashtu shumë e komentuar. Modelja e akuzoi producentin si tradhtues serial ndërsa ky i fundit preferoi të heshte para të gjitha deklaratave dhe lajmeve në mediave.

Divorce dhe ndarje të bujshme: Plot 13 çifte showbizi i dhanë

8.Kleoniki Delijorgji gjithashtu u nda nga partneri i saj pak ditë më parë. Ndarja e saj u komentua për vetë faktin se modelja e këngëtarja e dha lajmin në një mënyrë të pazakontë. Kleoniki postoi disa video nga momentet e saj më të bukura me partnerin dhe tregoi se vendimin e kishin marrë së bashku pasi kuptuan se misioni i tyre në jetët e njëri-tjetrit ka përfunduar, transmeton xing.al.

Divorce dhe ndarje të bujshme: Plot 13 çifte showbizi i dhanë

9.Leonardo DiCaprio dhe Camila Morrone u ndanë pak muaj më parë dhe arsyet nuk u bënë të ditura. Por kjo mjaftoi që në rrjet të nisnin talljet ndaj aktorit që ndahet nga të dashurat sapo mbushin 25 vjeç. Së fundmi Leo po përflitet për një lidhje me Gigi Hadid.

Divorce dhe ndarje të bujshme: Plot 13 çifte showbizi i dhanë

10.Blero dhe Afrona, një nga ndarjet më të bujshme muajt e fundit. Fillimisht lajmi u bë i ditur nga mediat dhe Blero preferoi të mos e komentonte duke u shprehur në çdo intervistë “No koment”. Por së fundmi ai konfirmoi se lajmet për ndarjen e tyre janë të vërteta dhe tha se arsyet mbeten personale. Ndërsa Afrona prej muajsh ka preferuar të mos flasë.

Divorce dhe ndarje të bujshme: Plot 13 çifte showbizi i dhanë

11.Një tjetër futbollist është ndarë dhe shkak është bërë tradhtia. Neymar dhe modelja braziliane Bruna Biancardi i dhanë fund lidhjes pasi futbollisti e ka tradhtuar gjatë një feste me një vajzë tjetër. Bruna e ka marrë vesh dhe ka vendosur menjëherë të ndahet.

Divorce dhe ndarje të bujshme: Plot 13 çifte showbizi i dhanë

12.Art Abazi gjithashtu i dha fund lidhjes me partneren e tij pak javë më parë. Këngëtari e mohoi lajmin kur u shpënda në media, por më pas kërkoi falje duke u shprehur se ai dhe e fejuara i kanë ndarë rrugët.

Divorce dhe ndarje të bujshme: Plot 13 çifte showbizi i dhanë

13.Në këtë listë bën pjesë edhe një çift që u njoh nga Përputhen dhe që ndarja e tyre u komentua shumë së fundmi. Andi dhe Melisa u ndanë pak javë më parë, por arsyet mbeten personale./Xing.al.