26 Dhjetor 2023, 22:52

Nga Luizi e Kiara tek Edi e Arbana/ 5 dasmat më të bujshme të vitit 2023

XING

Nga Luizi e Kiara tek Edi e Arbana/ 5 dasmat më të bujshme të

2023 do të mbahet mend si viti i ndarjeve të shumta në showbiz, por nuk mund të mos kujtojmë edhe momentet e bukura, dasmat e bujshme që u komentuan gjatë në rrjete sociale.

Nga Luizi e Kiara tek Edi e Arbana/ 5 dasmat më të bujshme të

Sigurisht dasma më e bujshme ishte ajo e Luizit dhe Kiarës. Çifti kurorëzoi dashurinë në finalen e "Big Brother VIP", me një ceremoni që u ndoq nga gjithë Shqipëria. Sot Luizi e Kiara janë në pritje të fëmijës së tyre të parë që është vajzë.

Nga Luizi e Kiara tek Edi e Arbana/ 5 dasmat më të bujshme të

Një dasmë tjetër shumë e komentuar ishte e Arbana Osmanit dhe Eduart Grishajt. Dasma mori vëmendjen e të gjithëve edhe pse u zhvillua në privatësi të plotë. Arbana dhe Edi u martuan në Toskana, Itali. Pas dasmës, Arbana më në fund publikoi disa foto të mrekullueshme nga ceremonia duke na zbuluar pak nga ajo që të ftuarit arritën të shijonin.

Nga Luizi e Kiara tek Edi e Arbana/ 5 dasmat më të bujshme të

Në pranverë u martua edhe Klea Huta me Elgit Dodën. Çifti që prej disa vitesh po jetojnë historinë e tyre të dashurisë u kurorëzuan në martesë me një dasmë madhështore. Ceremonia u mbajt në jug të vendit dhe kishte shumë të ftuar VIP.

Nga Luizi e Kiara tek Edi e Arbana/ 5 dasmat më të bujshme të

Venera Lumani dhe Lind Islami i thanë "Po" njëri-tjetrit në tetor të këtij viti me një dasmë përrallore, për të cilën u kujdes në detaje "Ami Event". Dy këngëtarët prej vitesh janë bashkë dhe me këtë dasmë e kurorëzuan bukur historinë e tyre të dashurisë.

Nga Luizi e Kiara tek Edi e Arbana/ 5 dasmat më të bujshme të

Një tjetër dasmë e komentuar ishte ajo e Megi Topallit. Vajza e Jozefina Topallit kurorëzoi dashurinë me bashkëshortin e saj, Angjelin Serreqin. Megi dhe babai i dy fëmijëve të saj u martuan një ceremoni private. Ishte vetë vajza e Jozefina Topallit që ndau lajmin emocionues me ndjekësit në rrjetet sociale ku shprehej se kjo ishte një ditë e shenjtë për të./xing.al