27 Gusht 2018, 17:38

Years after separation, Bertina talks about the connection with Erion: I made a mistake, I gave the family word

Vite pas ndarjes, Bertina flet për lidhjen me Erionin: Bëra gabim, i dola fjalës së familjes

XING

Vite pas ndarjes, Bertina flet për lidhjen me Erionin: Bëra gabim, i

Të gjithë e mbajnë mend çiftin simpatik të krijuar në edicionin e 3 të ‘Big Brother Albania’, Erion Zeqiraj dhe Bertina Mehmeti, të cilat u dashuruan brenda lojës së famshme, por i dhanë fund lidhjes dy vite më vonë për shkaqe që kurrë nuk i zbuluan.

Vite pas ndarjes, Bertina flet për lidhjen me Erionin: Bëra gabim, i

Ajo prej vitesh është e larguar nga Shqipëria duke qenë se ka vijuar karrierën e saj në Dubai, mirëpo e ftuar në emisione të ndryshme asnjëherë nuk i shpëton pyetjeve që kanë të bëjnë me marrëdhënien e saj me Erionin.

Vite pas ndarjes, Bertina flet për lidhjen me Erionin: Bëra gabim, i

E ftuar së fundmi në ‘Pasdite në Top Channel’ Bertina u shpreh se me atë lidhje ajo i doli fjalës së familjes, të cilët e kishin porositur më parë.

“Ia bëj gjithmonë këtë pyetje vetes. Nuk ka qenë diçka e programuar. Për më tepër, i dola edhe fjalës së familjes. Ata më kishin porositur: “Shiko, Bertina, kujdes…”. Mendoj se bëjmë gabime. Sot mendoj se do ishte shumë më mirë të isha vetëm, pavarësisht se edhe lidhja e ndezi pak pjesën e lojës. Unë do të doja isha Bertina, por nuk jam penduar. Unë jam kështu, bëj atë që ndiej dhe kaq.”, tha Bertina.

Vite pas ndarjes, Bertina flet për lidhjen me Erionin: Bëra gabim, i

Ndër të tjera ish-banorja e njohur u pyet edhe për raportin që ka tani me Erionin, ku tregoi se mes tyre nuk ka mbetur më as miqësia.

Vite pas ndarjes, Bertina flet për lidhjen me Erionin: Bëra gabim, i

“Është parimi im, lidhjet që mbyllen, nuk u rikthehem më dhe as ruaj raporte miqësore. Nuk ruaj asnjë raport me Erionin, kam ndjekur gjithmonë këtë parim. Erioni është djalë shumë i mirë, por unë kam parimet e mia dhe nuk pendohem.”, përfundoi ajo.

Vite pas ndarjes, Bertina flet për lidhjen me Erionin: Bëra gabim, i