'You like Donald', Egzona reveals the game to Beatrix and bursts into tears
'Ty të pëlqen Donaldi', Egzona i zbulon lojën Beatrixit dhe shpërthen në lot

Mbrëmjen e djeshme Vëllai i Madh i vendosi Beatrixin dhe Donaldin në një mision të fshehtë. Misioni ishte të dramatizonin situata të ndryshme brenda shtëpisë. Ato nuk duhet të kuptoheshin nga banorët e tjerë dhe nuk duhet t'i binin në sy njëri-tjetrit për misionin që kishin të dy.
Beatrixi shigjetoi Egzonën për të zbatuar këtë mision. Këngëtarja i tha t’i qëndronte larg Donaldit, pasi sipas saj, ajo e kishte qejf dhe donte të futej në mes. Së fundmi, Egzona ka zbuluar se gjithçka ka qenë një lojë dhe ka shpërthyer në lot. Beatrix dhe Donaldi i kanë shkuar pas për t’i kërkuar falje.
“Më vjen shumëëë keq! O rrush, kuku, nuk e ke idenë sa të vështirë e kam pasur pasha Zotin! Nëse nuk do e bëja, isha penalizuar, më vjen shumë keq! Unë në asnjë momentin nuk mendoj ashtu pasha mamin, të betohem, pasha të madhin Zot! Jam shume e lumtur që je këtu, pasha kokën e Albanit”, i ka thënë ndër të tjera Beatrix.