Zaimina opens the door of the house, so the sights from the super magnificent villas
Zaimina hap dyert e shtëpisë, ja pamjet nga vila super madhështore

Këngëtarja Zaimina Vasjari pak muaj më parë u bë nënë për herë të parë të një vajze që e quajti Khloe. Ajo është shumë e lumtur për këtë gjë dhe shpesh herë publikon foto me vogëlushen e saj.
Këngëtarja në një intervistë për emisionin 'Xing me Ermalin' pak muaj më parë tregoi se ajo dhe partneri i saj kanë në planë që të zgjerojnë familjen dhe ta bëjnë Khloen me një motër ose vëlla.
Së fundmi ajo ka treguar që së bashku me familjen e saj janë zhvendosur në një shtëpi të re. Ka qenë Zaimina ajo që ka publikuar disa pamje të shtëpisë pas përfundimit të punimeve.
Siç shihet dhe në pamje këngëtarja ka zgjedhur një arredim shumë modern, ku mbizotëron ngjyra e zezë dhe e bardhë. Në një foto tjetër ajo ka treguar edhe pjesën e oborrit ku shihet një pishinë e madhe.